Kanë përfunduar 24 ndeshjet në kuadër të xhiros së tretë në garën e dytë më të madhe evropiane, Ligën e Evropës.
Për befasinë më të këndshme të kësaj xhiro është përkujdesur skuadra franceze Lille, që ka triumfuar në udhëtim te Milani 0-3.
Ndërkohë skuadrat tjera të mëdha, si Roma, Arsenal, Napoli, Villareal, Tottenham Hotspur e Bayer Leverkusen kanë fituar me lehtësi.
Tanimë shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka publikuar edhe formacionin e javës në Ligën e Evropës.
Por përkundër fitores së Arsenalit 3-1 ndaj Moldes, asnjë futbollist i Topçinjve nuk bënë pjesë në formacionin e javës në Ligën e Evropës.
Pau Lopez i Romës është në portë, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Justin, Trauner, Caner e Haps.
Në mesfushë janë Leon Bailey i Bayer Leverkusen së bashku me Maddison, Mantalos dhe Zivkovic.
Ndërkohë dyshja e sulmit përbëhet nga Julis dhe heroi i Lille, Yusuf Yazici. /Telegrafi/