Telegrafi

Formacioni real, i ëndrrave dhe i rrezikshëm i Unitedit me Mourinhon (Foto)

Louis Van Gaal nëse nuk i siguron një vend në Ligën e Kampionëve do të shkarkohet nga detyra e trajnerit të Manchester Unitedit.

Si pasues të holandezit, mediat britanike po e favorizojnë portugezin Jose Mourinho, i cili u shkarkua para disa muajve nga zyrtarët e klubit londinez të Chelseat.

Madje, mediat kanë publikuar tre formacione të mundshme të Unitedit nën drejtimin e ish-trajnerit të Real Madridit, Mourinho, transmeton Telegrafi.

Ekspertët i kanë titulluar si formacioni realist, i ëndrrave dhe i rrezikshëm.

Por, për të realizuar njërën nga këto formacione, Unitedit i duhen të transferojë yje, të tilla, si Raphael Varane, Gareth Bale dhe John Stones.

Mbetet të shihet gjatë verës se si do të rrjedhin gjërat te skuadra e Djajve të Kuq, e cila ka paralajmëruar sjellje të lojtarëve të rinj në Old Trafford. /Telegrafi/

Realist

Ëndrrave

I rrezikshëm