Manchester Unitedi e ka forcuar për një nuancë ekipin para sezonit të ri 2020/21 pasi ka zyrtarizuar tashmë mesfushorin Donny Van De Beek.
Klubi nga Old Trafford ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit holandez nga Ajaxi.
Ardhja e Van De Beek shihet si përforcim i madh për mesfushën e Djajve të Kuq, të cilët çaluan në këtë repart në sezonet e fundit.
Por, pas ardhjes së yllit holandez si pritet të luajë trajneri Ole Gunnar Solskjaer?
Mediumi i njohur britanik The Sun ka përpiluar formacionin me një rreshtim 4-2-3-1, ku Van de Beek do luante si mesfushor qendror së bashku me Paul Pogba.
Përveç kësaj, ky medium shton se trajneri norvegjez ka edhe një formacion me rreshtim 4-3-1-2 si alternativ e formacionit të parë.
Në këtë rreshtim, holandezi do të luante si mesfushor qendror gjysmë i majtë.
/Telegrafi/