Anglezi Frank Lampard u prezantua para disa ditësh si trajneri i ri i Evertonit pas shkarkimit të Rafa Benitezit më herët gjatë janarit.
Legjenda e Chelseat nuk humbi kohë në tregun e transferimeve duke bërë disa përforcime cilësore për ekipin e tij në Goodison Park.
Dështimi i Manchester United, Donny van de Beek, u bashkua në huazim deri në fund të sezonit, pasi refuzoi një ofertë të ngjashme nga Crystal Palace.
Dele Alli u bashkua gjithashtu nga Tottenham Hotspur në një marrëveshje që mund të shkoj në 40 milionë funte.
25-vjeçari kishte humbur vendin në formacionin e Spurs, por Lampard shpreson t’i japë atij një shans për të rifilluar karrierën e tij në Merseyside.
Ylli i Chelseat, Ruben Loftus-Cheek ishte lidhur gjithashtu me një lëvizje te Toffees pasi ish-trajneri Lampard e njeh mirë, por një transferim nuk u materializua.
Mbrojtësi i majtë ukrainas Vitaliy Mykolenko gjithashtu u bashkua në ditën e fundit të afatit të janarit në një marrëveshje katërvjeçare e gjysmë nga Dynamo Kiev.
Me këto tri transferime dhe me yje tjerë aktualisht në skuadër, mediumi The Sun ka përpiluar një formacion të mundshëm se si mund të paraqitet Evertoni i Lampardit në sezonin pranveror në Ligën Premier.
Më poshtë keni formacionin e mundshëm të Evertonit:
/Telegrafi/