Site icon Telegrafi

Formacioni i mundshëm i Dritës përballë Legias: Nuhiu me një mungesë, por pritet tu besojë fituesve të ndeshjes me Sileksin

Kampioni i Kosovës, Drita, do të luajë sonte në raundin e tretë të Ligës së Evropës përballë Legia Varshavës.

Tri herë kampioni i Kosovës vjen në këtë ndeshje pas fitores së madhe ndaj Sileksit në Shkup me rezultat 2-0.

Ndeshja fillon në ora 20:30 dhe zhvillohet në stadiumin e njohur “Armata Polake”.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka pothuajse të gjithë skuadrën gati, pasi mungon vetëm mbrojtësi dhe kapiteni, Ardian Limani.

Mund të ketë ndryshim edhe në renditja për dallim nga ndeshja e kaluar, duke luajtur me tre mesfushorë.

Në portë pritet të jetë Faton Maloku, ndërsa në mbrojtje në të djathtë pritet të jetë Vladica Brdarovski, në qendër Fidan Gërbeshi e Ardian Cuculi, ndërsa në të majtë Ilir Blakqori.

Në mesfushë pritet të luajnë Bujar Shabani, Hamdi Namani dhe Erjon Vuçaj.

Sulmi pritet t’i besohet treshes, Betim Haxhimusa, Astrit Fazliu dhe Xhevdet Shabani.

Gati për këtë ndeshje janë edhe emra si Arago Jamal, Almir Ajzeraj e Kastriot Rexha.


Formacioni i mundshëm i Dritës: Maloku, Brdarovski, Gërbeshi, Cuculi, Blakqori, B. Shabani, Vuçaj, Namani, Xh. Shabani, Fazliu, Haxhimusa.


/Telegrafi/  

Exit mobile version