Site icon Telegrafi

Formacioni mundshëm i Brazilit pa Neymarin

Lëndimi i Neymarit në ndeshjen ndaj Marseilles ishte lajmi më i përfolur në botët e futbollit për javën e fundit të muajit shkurt.

Në momentin që ylli i Paris Saint Germainit la fushën në derbi menjëherë u dyshua se si nuk do të luajë ndaj Real Madridit në ndeshjen e dytë.

Lexo po ashtu Statistikat thonë se Neymari është i pazëvendësueshëm, Emery ka dy opsione për Real Madridin nëse braziliani nuk luan

Pastaj në pah dolën dhe lajmet që braziliani do të operohet dhe se kështu nuk do të ishte i gatshëm për Përfaqësuesen e Brazilit në ndeshjet përgatitëse të kombëtares latine.

Neymar në momentin e lëndimit – Foto: Getty Images

Në rast se kjo do ishte e vërtetë ai do ishte një mungesë e madhe për Brazilin, por ata mund të shpresonin në suksese edhe pa atë.

Goal.com ka përpiluar një formacion të mundshëm për Neymarin dhe duket mjaft i mirë.

Ylli i klubit francez ka shënuar këtë sezon 29 gola në të gjitha garat, ai në 30 paraqitje ka dhuruar edhe 18 asistime.

Neymar për Brazilin ka shënuar 53 gola në 83 paraqitje. /Telegrafi/

Exit mobile version