Telegrafi

Formacioni më i mirë i sezonit në Ligue 1, Monaco sundon (Foto)

Ligue 1 ka ndarë çmimet për lojtarët dhe skuadrën më të mirë të sezonit 2016/17.

Lojtari më i mirë është zgjedhur Edinson Cavani, i cili kishte një sezon të jashtëzakonshëm me 35 gola.

Lojtari më i mirë i ri është shpallur me Kylian Mbappe.

Trajneri më i mirë është shpallur Leonardo Jardim, i votuar nga lojtarët e kampionatit.

Portieri më i mirë është shpallur Danijel Subasic.

Lojtari më i mirë francez është shpallur N’Golo Kante, që pason atë të Antoine Griezmann që u shpall në vitin 2016.

Formacioni më i mirë është i pushtuar nga lojtarët e Moancos. Në portë është Subasic.

Në mbrojtje pozitat i kanë fituar Sidibe, Glik, Silva dhe Mendy.

Në mesfushë kanë zënë vend Verratti, Bernard Silva dhe Seri i Nices.

Sulmi përbehet nga Lacazette, Cavani dhe Mbappe. /Telegrafi/