Ardian Ismajli mund të quhet lojtari shqiptar më në formë, së paku në fillim të sezonit 2024/25 në top ligat evropiane.
Qendërmbrojtësi shqiptar ka pasur paraqitje fantastike me Empolin në shtatë xhirot e para në Serie A, ku vetëm këtë vikend që lamë pas ka pësuar humbjen e parë.
Reprezentuesi i Shqipërisë thuajse çdo javë ka qenë pjesë e formacionit të javës në Serie A pas paraqitjeve fantastike.
Por tani Ismajli është vlerësuar jashtëzakonisht shumë, pasi ka zënë vend në formacionin më të mirë të muajit shtator në top pesë ligat evropiane nga WhoScored.
28-vjeçari është vlerësuar me notë 7,62 dhe ndodhet në qendër të mbrojtjes.
Së bashku me Ismajlin në mbrojtje janë edhe Clauss i Nices, Vivian i Athletic Bilbao dhe Theo Hernandez i Milanit, derisa në portë është Rulli i Marseilles.
Lamine Yamal dhe Rafael Leao janë në krahë, derisa në qendër të mesfushës është argjentinasi Lo Celso dhe McNeil i Evertonit.
Ndërkohë dyshja e sulmit vije nga Bundesliga me Harry Kane dhe Marmoush i Eintracht Frankfurt. /Telegrafi/