Telegrafi

Formacioni më i mirë në Superligë i javës së 18-të

Superliga e Kosovës e ka mbyllur javën e 18-të, ku nuk kanë munguar ndeshjet interesante.

Kryefjala ishte në Gjilani, ku Drita shënoi fitore ndaj Gjilanit në derbin e njohur lokal me rezultat 2-0.

Prishtina ka marr fitore të lehtë ndaj Vushtrrisë me rezultat 4-0, ndërsa edhe Ballkani ka triumfuar përballë Drenicës (3-0). Ndeshje interesante ishte edhe ajo mes Flamurtarit dhe Trepçës ’89 që u mbyll 4-3 në të mirë të kuqezinjve.

Ferizaj ka luajtur baras me Feronikelin (1-1), ndërsa edhe Dukagjini e ka ndalur Llapin (0-0).

Telegrafi ka zgjedhur individët më të mirë në çdo pozitë për këtë javë.

Portieri

Në portë është Faton Maloku. I rikthyer pas një viti nga lëndimi, ai tregoi se ende e zotëron mirë pozitën e tij.

Me disa pritje dhe me dalje të sigurta ishte ndër më meritorët në fitoren e Dritës.

Mbrojtja

Vija e mbrojtjes vjen me katër. Lorik Maxhuni ishte ndër më të mirët te Flamurtari, ku arriti edhe të shënojë. Në krahë të tij është edhe bashkëlojtari, Valdo Zeqaj, që po ashtu shënoi.

Adrian Cuculi dhe Liridon Leci i mbajë dy pozitat tjera.

Mesfusha  

Mesfusha vjen me tre lojtarë. Kushtrim Gashi ishte ndër më të mirët e Ballkani, duke e sunduar mesfushën ndaj Drenicës.

Engjëll Hoti i 89-shit përveç që realizoi gol të bukur ishte edhe ndër më të mirët.

Aty është edhe Endrit Krasniqi që shënoi një herë dhe asistoi një herë në fitoren e Prishtinës ndaj Drenicës.

Sulmi

Në sulm janë tre futbollistë, që golat e tyre ishin vendimtar. Betim Haxhimusa që e vendosi derbin, ishte lojtari më i mirë i javës.

Në krah janë Jetmir Topalli i Ballkanit dhe Kenan Orana i Ferizajt, që shënuan ndaj Drenicës, respektivisht Feronikelit.

Trajneri i javës

Ky epitet i takon padyshim Ardian Nuhiut të Dritës.

Ai fitoi derbin e qytetit me rezultat të pastër 2-0, ndërsa në pjesën e dytë skuadra e tij e dominoi në çdo aspekt Gjilanin.

/Telegrafi/