Java e 29-të e IPKO Superligës është mbyllur më fitoret e tri skuadrave kryesuese.
Feronikeli e ka mposhtur Gjilanin (2-0), ndërsa Prishtina ka fituar në shtëpi më Drenicën (2-1).
Llapi me shumë mund ka fituar përballë Dritës me rezultat 1-0.
Fitoren më të madhe e ka marr Ferizaj që e ka mposhtur në Suharekë skuadrën e Ballkanit (4-2). Trepça ‘89 dhe Flamurtari kanë marrë fitore ndaj Lirisë dhe KEK-ut me rezultat identik 2-1.
Redaksia e Telegrafi Sport ka zgjedhur formacionin e javës që vjen me rreshtimin 3-4-3.
Portier
Eglant Haxho është më i miri i javës. Sa për meritë të tij, më shumë edhe për meritë të portierëve tjerë që kishin paraqitje skandaloze.
Haxho kishte pak punë me Dritë, por kur kishte ishte aty.
Mbrojtja
Në të djathtë Armend Thaqi që arriti të shënojë edhe një herë. Në qendër Egzon Sinani, që pati paraqitje të mirë ndaj Dritës.
Në të majtë është Yll Hoxha që asistoi në golin e parë të Niklit.
Mesfusha
Në qendër Hamdi Namani që ishte motor i Llapit, së bashku me Orges Gavën e Trepçës ’89 që shënoi gol të bukur ndaj Lirisë.
Në krah Festim Alidema që ishte heroi i Llapit, dhe Dren Gashi që shënoi dy herë ndaj Ballkanit.
Sulmi
Sulmi vjen me tre. Arb Manaj që shënoi ndaj Lirisë, së bashku me Kastriot Rexhën që vazhdon të shënojë në këtë kampionat.
Në krahun tjetër Mario Morina që shënoi dhe asistoi në fitoren ndaj Drenicës.