Me ndeshjen Francë – Islandë kanë përfunduar edhe ndeshjet çerekfinale në kuadër të Kampionatit Evropian ‘Francë 2016’.
Katër skuadrat gjysmëfinale janë Gjermania, Franca, Uellsi dhe Portugalia.
Ndërkohë portali i njohur goal.com ka publikuar edhe formacionin më të mirë të ndeshjeve çerekfinale.
Nga përfaqësueset e eliminuara merr pjesë vetëm mbrojtësi italian Leonardo Bonucci që shënoi ndaj Gjermanisë e cila në këtë formacion ka tre lojtarë, portierin Manuel Neuer, mbrojtësin Mats Hummels dhe mesfushorin Mesut Ozil.
Me nga tre lojtarë janë edhe Uellsi që ka mbrojtësin Williams, mesfushorin Aaron Ramsey dhe sulmuesin Robson – Kanu.
Ndërsa francezët kanë në formacion treshen ofensive, Antoine Griezmann, Dimitri Payet dhe sulmuesin Olivier Giroud, ndërkohë te portugezët ka zënë vend vetëm talenti i jashtëzakonshëm Renato Sanches. /Telegrafi/