Site icon Telegrafi

Formacioni më i mire në La Ligë nga transferimet verore

Është klubi i Atletico Madridir i cili e domini këtë verë si me shitje poashtu edhe me blerje. Por, edhe Valencia e Shkodran Mustafait nuk ishte keq këtë verë.

TransferMarket ka përpiluar një formacion me një modul 4-3-3 me blerjet më të shtrenjta në La Ligë këtë verë.

Portier: Ryan (Nga Brugge te Valencia 7 milion)

Mbrojtësit: Danilo (Nga Porto te Real Madridi për 31.5 milionë euro), Abdennour (Nga Monaco te Valencia për 25 milionë euro), Savic (Nga Fiorentina te Atletico Madridi për 25 milionë euro) dhe Filipe Luis (Nga Chelsea te Atletico Madrid për 16 milionë euro).

Mesfushorët: Kovacic (Nga Interi te Real Madridi për 35 milionë euro), Illarramendi (Nga Real Madridi te Real Sociedadi për 15 milionë euro) dhe Andre Gomes (Nga Benfica te Atletico Madridi për 15 milionë euro).

Sulmuesi: Arda Turan (Nga Atletico Madridi te Barcelonë për 34 milionë euro), Jackson Martinez (Nga Porto te Atletico Madridi për 35 milionë euro) dhe Negredo (Nga Manchester City te Valencia për 28 milionë euro). /Telegrafi/

Exit mobile version