Nuk ishte vetëm Bayerni ekipi i cili shpenzoi këtë vit në Gjermani. Edhe Schalke 04 dhe Bayer Leverkusen ishin po ashtu shumë aktive në tregun e transferimeve.
TransferMarket ka përpiluar një formacion me një modul 4-3-2-1 me blerjet më të shtrenjta në Bundesligë këtë verë.
Portier: Burki (Nga Friburg te Borussia Dortmundi për 3,5 milionë euro)
Mbrojtësit: Junior Caiçara (Nga Ludogorets te Schalke 04 për 4,5 milionë euro), Nastasic (Nga Manchester City te Schalke 04 për 9,5 milionë euro), Tah (Nga Hamburo te Bayer Leverkusen për 7,5 milionë euro) dhe Schulz (Nga Hertha te Borussia Monchengladbach për 4 milionë euro)
Mesfushorët: Vidal (Nga Juventus te Bayern për 37 milionë euro), Geis (Nga Mainz te Schalke 04 për 12 milionë euro), Aranguiz (Nga Internacional te Bayer Leverkusen për 13 milionë funte), Diego Costa (Nga Shakhtar Donetsk te Bayern për 30 milionë euro) dhe Draxler (Nga Schalke 04 te Wolfsburgi për 36 milionë euro).
Sulmuesit: Chicharito (Nga Manchester United te Bayer Leverkusen për 12 milionë euro).
/Telegrafi/