Telegrafi

Formacioni i javës në Seria A dominohet nga lojtarët e Interit, nuk mungojnë dy shqiptarë

Serie A ka mbyllur javën e 23-të ku nuk kanë munguar derbit dhe befasitë në rezultatet.

Interi e ka fituar derbin ndaj Milanit me një rikthim të jashtëzakonshëm, pasi ishin duke pësuar 2-0 në pjesën e parë, për tu rikthyer në të dytë dhe duke fituar 4-2.

Stephan de Vrij, Mattia Vecino, Marcelo Brozovic dhe Romelu Lukaku kanë zënë vend në formacion nga skuadra e Interit.

Po ashtu në formacion janë edhe dyshja shqiptare, Marash Kumbulla (Verona) dhe Thomas Strakosha (Lazio).

Të dy kishin paraqitje fantastike javës që lamë pas.

Po ashtu në formacion nuk mungon as Zlatan Ibrahimovic që në derbi shënoi dhe asistoi. /Telegrafi/