Site icon Telegrafi

Formacioni i javës në Francë, në mesin e tyre edhe futbollisti i Kombëtares

Ka përfunduar java e gjashtë në elitën e futbollit francez.

Derbi kryesor i javës ishte sfida mes Paris Saint Germain dhe Lyon që triumfuan vendasit me rezultat 2-0.

Vëmendja e adhuruesve shqiptar ishte tek sfida Angers – Metz, ku u paraqit me sukses ylli i Shqipërisë, Ivan Balliu.

Metz arriti fitoren e parë 0-1 në kampionat me mbrojtësin shqiptar në fushë që qëndroi gjatë 90 minutave.

Ivan Balliu shkëlqeu me Metzin ndaj Angersit në fitoren 0-1

Pas paraqitjes së mirë, Balliu është vlerësuar edhe nga L’Equipe që e ka përfshirë atë në formacionin më të mirë të javës.

Balliu zë vend në formacion si mbrojtës i djathtë përkrah emrave si Adrien Rabiot apo Radamel Falcao. /Telegrafi/

Formacioni më i mirë i javës së gjashtë në Francë:

Lopes, IVAN BALLIU, Kerbrat, Perrin, Pedro Mendes, Jorge, Ndombele, Rabiot, Dossevi, Falcao, Malcolm.

Exit mobile version