Site icon Telegrafi

Formacioni i finales së 1/16 të Ligës të Kampionëve, zhgënjejnë futbollistët e Realit (Foto)

Tashmë dihen tetë çerekfinalistët e Ligës së Kampionëve pas ndeshjeve të fundit të zhvilluara mbrëmë, Ku Monaco eliminoi Manchester Cityt ndërsa Atletico Madrid ishte i fortë për Bayer Leverkusenin.

E “Goal.com” tashmë ka publikuar formacionin më të mirë të kësaj faze.

Befasia është mungesa e Cristiano Ronaldos ndërsa në 11-she bëjnë pjesë edhe tre lojtarë të skuadrës së Juventusit, transmeton Telegrafi.

Reali i Madridit zhgënjehet pasi përfaqësohet vetëm me mbrojtësin Sergio Ramos ndërsa barcelona me Lionel Messin dhe Neymarin.

Gjithashtu dy futbollistë të Borussia Dormtundit e kanë gjetur veten në mesin e më të mirëve, Chrisian Pulisic dhe Aubameyang. /Telegrafi/

Exit mobile version