Telegrafi

Formacioni i Brightonit që tronditi Unitedin në Old Traford kushtoi katër herë më pak se sa Rasmus Hojlund

Brightoni ka dhuruar një tjetër shfaqje spetakolare në Ligën Premier, teksa ka triumfuar në udhëtim te Manchester United me rezultat me rezultat 1-3.

Skuadra e udhëhequr nga Roberto de Zerbi ka treguar paraqitje fantastike në vitet e fundit në Angli, teksa njihet si ekip që shpenzon pak për të transferuar futbollistë.

Përpos që shpenzon pak për transferimin e lojtarëve që i shndërron më vonë në yje, Brighton shet shumë shtrenjtë futbollistët te rivalët e Ligës Premier.

Por formacioni titullar i Brightonit ndaj Manchester United ka kushtuar vetëm 18 milionë euro.

Transferimi më i shtrenjtë ishte Simon Adingra që kushtoi tetë milionë euro nga Royal Union SG.

Plot pesë futbollistë i janë bashkuar Brightonit pa para, derisa Mitoma e Gross u blenë për nga tre milionë euro.

Formacioni titullar i Brightonit ka kushtuar katër herë më pak se transferimi i Rasmus Hojlund që iu bashkua Unitedit për 75 milionë euro nga Atalanta. /Telegrafi/