Telegrafi

Formacioni i Bayernit dhe formacioni Tottenhamit në ndeshjet e Grupit B

(Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Bayern Munichu është mysafir i Crvena Zvezdas në ndeshjen e xhiros së pestë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Bavarezët i kanë regjistruar katër fitore në po aq ndeshje të zhvilluara deri më tani dhe me 12 pikë të arkëtuara janë lider në Grupin B.

Trajneri Hans-Dieter Flick e ka përgatitur skuadrën e tij për këtë përballje, në të cilën dëshiron të vazhdojë me fitore për ta siguruar edhe vendin e parë në grup.

Formacioni startues i Bayern Munichut: Neuer; Pavard, Javi Martinez, Boateng, Davies; Thiago, Goretzka, Tolisso; Coman, Lewandowski, Coutinho.

Ndeshja tjetër e Grupit B zhvillohet ndërmjet Tottenham Hotspur dhe Olympiacos, ku Jose Mourinho do të debutojë si trajner i Spursave në garën e madhe evropiane.

Formacioni startues i Tottenham Hotspur: Gazzaniga, Aurier, Alderweireld, Sanchez, Rose, Dier, Winks, Dele, Lucas, Son, Kane.

Formacioni startues i Olympiacosit: Jose Sa; Omar, Meriah, Semedo, Tsimikas; Guilherme, Camara, Andreas; Podence, Masouras, El Arabi.

/Telegrafi/