Telegrafi

Formacioni i Atletico Madridit në rast se Cristiano Ronaldo bën lëvizjen sensacionale në “Wanda Metropolitano”

E ardhmja e Cristiano Ronaldos ende nuk është e qartë, pasi ylli portugez ka muaj që e ka kërkuar largimin nga Manchester United.

Erik ten Hag bëri të ditur se ai e ka në plane 37-vjeçarin, mirëpo ky i fundit ende nuk është bashkuar me klubin në turneun para-sezonal që e mbajtën në Tajlandë.

Sipas asaj që raportoi AS, Jorge Mendes është duke punuar që Ronaldo të transferohet te Atletico Madridi.

Lexo po ashtu Atletico nuk mund ta përballojë aktualisht transferimin e Ronaldos – por situata mund të ndryshojë

Los Cholchoneros e dinë rëndësinë e portugezit dhe Diego Simeone thuhet se e dëshiron pesë herë fituesin e Topit të Artë në “Wanda Metropolitano”.

Nëse Ronaldo transferohet te Atletico Madridi, atëherë padyshim se do të ndihmonte shumë në efikasitetin para golit.

Në një skuadër modeste të Manchester United, reprezentuesi i Portugalisë ia doli të shënonte 24 gola në të gjitha garat. /Telegrafi/

Foto: The Sun