Telegrafi

Formacionet zyrtare: Zvicra luan si mysafir i Islandës

Islanda dhe Zvicra zhvillojnë ndeshjen e xhiros së tretë në Grupin 2 të Ligës A, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Helvetikët kanë regjistruar një fitore dhe një humbje në dy ndeshjet e mëparshme dhe numërojnë tri pikë.

Zvicra fitoi bindshëm ndaj Islandës (6-0) në ndeshjen e parë, ndërsa pësoi nga lideri i grupit, Belgjika (2-1).

Nga ana tjetër, islandezët kanë pësuar dy humbje dhe nuk kanë asnjë pikë nga dy xhirot e para.

Pos nga Zvicra, Islanda ka humbur edhe nga Belgjika me rezultat 3-0.

Formacioni zyrtar i Islandës: Halldorsson, R. Sigurdsson, Gudmundsson, B. Bjarnason, G. Sigurdsson, Finnbogason, Arnason, Eyjolfsson, Sigurjonsson, H. Magnusson, Traustason.

Formacioni zyrtar i Zvicrës: Mvogo, Moubandje, Elvedi, M. Lang, Seferovic, Xhaka, St. Zuber, Zakaria, Gavranovic, Schar, Shaqiri.

/Telegrafi/