Site icon Telegrafi

Formacionet zyrtare: Zvicra favorit ndaj Islandës

Xherdan Shaqiri (Foto: Getty Images)

Zvicra është nikoqir i Islandës në kuadër të Grupit të Dytë në League A në Ligën e Kombeve, në ndeshjen që zhvillohet në St. Gallen.

Skuadra që përfaqësohet nga shumë futbollistë shqiptarë bëri një paraqitje fantastike në kampionatin Botëror dhe është favorit në këtë përballje.

Humbja nga Suedia në të tetën e finales ishte humbja e parë pas dhjetë ndeshjesh (pesë fitore, katër barazime dhe një humbje).

Natyrisht se anësori shqiptar Xherdan Shaqiri është futbollisti që duhet shikuar në këtë përballje, ku do ta regjistrojë paraqitjen e 75-të në karrierë me përfaqësuesen e Zvicrës.

Helvetikët luajnë mirë në shtëpi për faktin se në tetë nga nëntë ndeshjet e fundit nuk kanë pranuar gol.

Formacioni startues i Zvicrës:  Yann Sommer, Kevin Mbabu, Manuel Akanji, Breel Embolo, Haris Seferovic, Granit Xhaka, Ricardo Rodriguez, Steven Zuber, Denis Zakaria, Fabian Schar, Xherdan Shaqiri.

Formacioni startues i Islandës: Hannes Halldorsson, Birkir Sevarsson, Gudlaugur Palsson, Sverrir Ingason, Ragnar Sigurdsson, Birkir Bjarnason, Gylfi Sigurdsson, Bjorn Sigurdarsson, Rurik Gislason, Jon Dadi Bodvarsson, Ari Skulason.

/Telegrafi/

Exit mobile version