Zvicra dhe Spanja do të përballen në çerekfinalen e EURO 2020, ku kërkohet një vend në gjysmëfinale.
Zviceranët vijnë pas fitore së madhe ndaj Francës pas penalltive, ndërsa edhe Spanja fitoi ndaj Kroacisë pas vazhdimeve.
Të dy skuadrat vijnë në këtë ndeshje me sulm të disponuar, pasi në 1/8 shënuan nga tri gola në kohën e rregullt.
🇨🇭🆚🇪🇸 The wait is almost over…#EURO2020 pic.twitter.com/dorupk9w3p
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) July 2, 2021
Zvicra nga minuta e parë luan me Xherdan Shaqirin në sulm, ku nuk mungojnë as Embolo dhe Seferovic, ndërsa Xhaka nuk luan shkaku i kartonëve.
Luis Enrique i ka besuar sulmin Ferrán Torresit, Alvaro Moratas dhe Sarabias.
Zvicra: Sommer; Elvedi, Akanji, Rodríguez; Widmer, Freuler, Zakaria, Zuber; Shaqiri; Embolo, Seferovic.
Spanja: Unai Simón; Azpilicueta, Pau Torres, Laporte, Jordi Alba; Koke, Busquets, Pedri; Ferrán Torres, Morata, Sarabia.
/Telegrafi/