Telegrafi

Formacionet zyrtare, Werder Bremen nikoqir i Bayernit

Kampioni në fuqi i Gjermanisë, Bayern Munich nuk po kalon nëpër një moment të mirë në Bundesliga.

Bavarezët nuk din për fitore në tri ndeshjet e fundit, ku kanë marrë dy barazime në shtëpi dhe janë mposhtur në udhëtim nga Dortmundi.

Në javën e 13-të të Bundesligas, Bayernin e pret një udhëtim tjetër i vështirë pasi luan tek Werder Bremen.

Edhe Bremen po kalon nëpër një krizë të rezultateve pas fillimit të mirë, ku në katër takimet e fundit ka marrë vetëm një pikë.

Fitorja për dy skuadrat vlen shumë, kësisoj që na pret një ndeshje e zjarrtë në Weserstadion në Bremen.

Formacionet zyrtare:

Werder Bremen: Pavlenka, Selassie, Veljkovic, Moisnader, Augustinson, J. Eggestein, Sahin, M. Eggestein, Klassen, Kruse, Osako.

Bayern Munich: Neuer, RafinhaKimmich, Sule, Boateng, Alaba, Goretzka, Sanches, Muller, Gnabry, Ribery, Lewandowski. /Telegrafi/