Telegrafi

Formacionet zyrtare: WBA-Man.City

Manchester City do të mundohet të vazhdojë serinë e fitoreve në Ligën Premier.

Citizens do të jenë mysafirë të skuadrës së West Bromvich Albion, e cila zë pozitën e 13 të ligës elitare angleze.

Në 12 ndeshjet e fundit, ‘sheikët’ janë treguar më të suksesshëm duke triumfuar në të gjitha.

Pep Guardiola dhe Tony Pulis

Tashmë Pep Guardiola dhe Tony Pulis kanë publikuar formacionet zyrtare të ekipeve të tyre.

Dawson nuk do të jenë në dispozionin të WBA-s, në anën tjetër Mendy dhe Kompany nuk do të luajnë në këtë takim.

Ndryshe, takimi është i vlefshëm për xhiron e dhjetë të ligës elitare angleze dhe pritet të fillojë në ora 16:00. /Telegrafi/

WBA: Foster; McAuley, Hegazi, Evans; Nyom, Livermore, Krychowiak, Barry, Gibbs; Rodriguez, Rondon.

City: Ederson; Walker, Stones, Otamendi, Delph; Fernandinho, De Bruyne, David Silva; Bernardo Silva, Sané, Jesus.