Telegrafi

Formacionet zyrtare: Villarreal- Manchester United, finalja e Ligës së Evropës

Në Polsat Plus Arena në Gdansk të Polonisë zhvillohet finalja e Ligës së Evropës ndërmjet Villarrealit dhe Manchester Unitedit.

Për të arritur në finalen e madhe, Nëndetësja e Verdhë e eliminoi Arsenalin në gjysmëfinale, kurse Djajtë e Kuq u treguan më të fortë se Roma.

Trajnerët Unai Emery dhe Ole Gunnar Solskjaer i kanë përgatitur taktikat dhe formacionet, me të cilat do ta nisin ndeshjen.

Formacioni startues i Villarrealit: Rulli; Foyth, Albiol, Pau Torres, Pedraza; Parejo, Capoue, Trigueros; Gerard Moreno, Bacca, Pino.

Formacioni startues i Manchester Unitedit: De Gea; Wan-Bissaka, Bailly, Lindelöf, Shaw; Pogba, McTominay; Rashford, Bruno Fernandes, Greenwood; Cavani.

Sevilla ka qenë fituese në fuqi e Ligës së Evropës, pasi në sezonin 2019/2020 e kishte mposhtur Interin në finale.

Megjithatë, andaluzianët nuk e patën mundësinë ta mbronin titullin, pasi këtë edicion avancuan në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/