Kosova në kategorinë e femrave ka publikuar formacionet zyrtare për takimin ndaj atyre të Holandez në kualifikimet e Kampionatit Evropian.
Ndeshja që fillon në ora 19:00 do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa do të jetë një takim i vështirë për vashat tona.
Trajneria Afërdita Fazlija ka përpiluar formacionin me lojtarët më të mira në dispozicion dhe do të tentojë t’i marrë vetëm tri pikë.
Holanda aktualisht është liderë e grupit A me 24 pikë, derisa Kosova është në të katërtin me dhjetë sosh.
Formacioni startues i Kosovës: Kolgeci, Kastrati, Halilaj, Avduli, Shala, Biqkaj, Samili, Kryeziu, Musaj, A.Gashi, Berisha.
Formacioni startues i Holandës: Kop, Nouwen, Va nder Gragt, Spitse, Van de Donk, Martens, Groenen, Ëilms, Snoeijs, Janssen, Beerensteyn. /Telegrafi/