Manchester Unitedi dhe Leicester City zhvillojnë ndeshjen e xhiros së 36-të në Ligën Premier.
Djajtë e Kuq e kanë siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve, ndërsa kanë dhjetë pikë më pak se Manchester City dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
Prandaj, në sfidën që zhvillohet në Old Trafford do të përpiqen që ta vazhdojnë presionin ndaj liderit duke ia shtyrë sa më shumë festën e titullit.
Në anën tjetër, Leicesteri ndodhet në vend të katërt në renditje me 63 pikë, pesë më shumë se West Ham Unitedi që ndodhet një pozitë më poshtë.
Nuk do të mungojë edhe një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Ole Gunnar Solskjaer dhe Brendan Rodgers.
Formacioni startues i Manchester Unitedit: De Gea; Elanga, Tuanzebe, Bailly, Telles; Williams, Matic, Van de Beek; Mata; Greenwood, Amad Diallo.
Formacioni startues i Leicester Cityt: Schmeichel; Castagne, Soyuncu, Fofana, Albrighton; Ndidi, Tielemans, Thomas; Ayoze Perez; Iheanacho, Vardy.
/Telegrafi/