Telegrafi

Formacionet zyrtare: Unitedi synon vendin e katërt në takimin ndaj Brightonit

Në Old Trafford, Manchester Unitedi dhe Brighton & Hove Albioni zhvillojnë ndeshjen e xhiros së 25-të në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq ndodhen në pozitën e pestë në renditje me një pikë prapa West Ham Unitedit dhe planifikojnë përfshirjen në top-katërshe.

Në ndërkohë, Brightoni ka arkëtuar 33 pikë dhe mban vendin e nëntë në renditje, ndërsa ka shpresa për të hyrë në zonën evropiane.

Trajnerët Ralf Rangnick dhe Graham Potter i kanë caktuar formacionet, me të cilat do ta nisin takimin.

Formacioni startues i Manchester Unitedit: De Gea, Dalot, Varane, Maguire, Shaw, McTominay, Fred, Bruno, Sancho, Elanga, Ronaldo.

Formacioni startues i Brightonit: Sanchez, Veltman, Webster, Dunk, Cucurella, Bissouma, Trossard, Moder, Grosss, Mac Allister, Maupay.

/Telegrafi/