Telegrafi

Formacionet zyrtare: Unitedi pret të konfirmohet si çerekfinalist ndaj Betisit

Manchester Unitedi është mysafir i Real Betisit në Estadio Benito Villamarin për ndeshjen kthyese të 1/8 së finales në Ligën e Evropës.

Djajtë e Kuq fituan me rezultat bindës (4-1) në Old Trafford dhe janë 90 minuta larg konfirmimit në fazën tjetër të kësaj gare.

Skuadra spanjolle duhet të fitojë se paku me epërsi prej tre golash për ta dërguar ndeshjen në vazhdime apo me katër gola epërsi për t’u kualifikuar në çerekfinale.

Strategët Manuel Pellegrini dhe Erik ten Hag e kanë bërë zgjedhjen e futbollistëve që do të inkuadrohen nga minuta e parë.


Formacioni startues i Real Betisit: Rui Silva; Sabaly, Pezzella, Edgar, Abner Vinicius; William Carvalho, Guido Rodriguez; Ruibal, Joaquin, Juanmi; Ayoze Perez.

Formacioni startues i Manchester Unitedit: De Gea; Wan-Bissaka, Maguire, Martínez, Malacia; Fred, Casemiro; Pellistri, Bruno Fernandes, Rashford; Weghorst.

 


/Telegrafi/