Telegrafi

Formacionet zyrtare: Unitedi në kërkim të triumfit ndaj Valencias

Manchester Unitedi është mysafir i Valencias për ndeshjen e fundit të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Djajtë e Kuq janë në vend të dytë në Grupin H me 10 pikë, dy më pak se lideri Juventus.

Prandaj të zgjedhurit e Jose Mourinhos duhet të regjistrojnë fitore dhe të presin gabimin eventual të Bianconerëve.

Nga ana tjetër, të zgjedhurit e Marcelino Garcia Toral tashmë e kanë siguruar pjesëmarrjen në Europa League dhe nuk kanë ndonjë objektiv në këtë sfidë.

Formacioni startues i Valencias:  Jaume; Piccini, Diakhaby, Vezo, Lato; Carlos Soler, Kondogbia, Parejo, Cheryshev; Santi Mina, Batshuayi.

Formacioni startues i Manchester Unitedit: Romero; Valencia, Jones, Bailly, Rojo; Fred, Fellaini, Pogba; Mata, Lukaku, Andreas Pereira.

Ndeshja tjetër e këtij grupi zhvillohet ndërmjet Young Boys dhe Juventusit. /Telegrafi/