Crystal Palace dhe Manchester Unitedi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Ligën Premier.
Djajtë e Kuq janë mysafir të londinezëve në takimin i cili pritet të zhvillohet në stadiumin Selhurst Park me fillim nga ora 21:15.
Ekipi i Ole Gunnar Solskjaer vjen nga një barazim ndaj Chelseat dhe synon t’i kthehet fitores dhe ta rigjej formën pas tri barazimeve në katër ndeshje.
𝙈 𝘼 𝙏 𝘾 𝙃 𝘿 𝘼 𝙔 👊
Come on United! 🔴⚪⚫#MUFC #CRYMUN
— Manchester United (@ManUtd) March 3, 2021
Në anën tjetër, vendasit e Roy Hodgson kanë rritje të formës në ndeshjen e fundit dhe synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive në këtë ndeshje në shtëpi.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me disa befasi në formacionet titullare.
Crystal Palace: Guaita; Ward, Kouyate, Cahill, Van Aanholt; Milivojevic, McCarthy; Townsend, Eze, Ayew; Benteke
Man Utd: Henderson; Wan-Bissaka, Bailly, Maguire, Shaw; Matic, Fred; Greenwood, Bruno Fernandes, Rashford; Cavani.
/Telegrafi/