Manchester Unitedi luan për pikë të plota ndaj Nottingham Forestit në ndeshjen e xhiros së 17-të në Ligën Premier.
Sfida që zhvillohet në Old Trafford i gjen Djajtë e Kuq në pozitën e pestë në tabelë me 26 pikë të grumbulluara, katër më pak se Tottenham Hotspur që pozicionohet në vend të katërt.
Nottinghami është i parafundit në renditjen tabelare, por me një pikë prapa Evertonit që ndodhen në zonën jashtë rrezikun për të rënë nga elita.
Trajnerët Erik ten Hag dhe Steve Cooper i kanë zgjedhur lojtarët që do ta nisin ndeshjen nga fillimi.
Formacioni startues i Manchester Unitedit: De Gea; Wan-Bissaka, Varane, Shaw, Malacia; Casemiro, Eriksen; Antony, Bruno Fernandes, Rashford; Martial.
Formacioni startues i Nottingham Forestit: Hennessey; Aurier, Worrall, Boly, Renan Lodi; Yates, Mangala, Freuler; Johnson, Awoniyi, Lingard.
/Telegrafi/