Telegrafi

Formacionet zyrtare: Unitedi e nis sezonin me takimin ndaj Leeds

Leeds Unitedi është kundërshtari i parë i Manchester Unitedit në sezonin 2021/2022 të Ligës Premier.

Në takimin që zhvillohet në Old Trafford, Djajtë e Kuq synojnë ta fillojnë fuqishëm edicionin e ri duke arkëtuar pikë të plota.

Dy trajnerët e skuadrave kundërshtare, Ole Gunnar Solskjaer dhe Marcelo Bielsa, i kanë përgatitur taktikat e tyre për këtë takim.

Formacioni startues i Manchester Unitedit: De Gea: Wan-Bissaka, Maguire, Lindelof, Shaw; Fred, McTominay; James, Fernandes, Pogba; Greenwood.

Formacioni startues i Leeds Unitedit: Meslier; Ayling, Struijk, Cooper, Dallas; Klich, Koch; Raphinha, Rodrigo, Harrison; Bamford.

/Telegrafi/