Telegrafi

Formacionet zyrtare: Unitedi dhe Sevilla kërkojnë një vend në çerekfinale

Manchester Unitedi është nikoqir i Sevillas për ndeshjen kthyese të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë e zhvilluar në stadiumin Ramon Sanchez Pizjuan përfundoi me rezultat të barabartë (0-0).

Djajtë e Kuq duhet të fitojnë në Old Trafford për t’u kualifikuar në çerekfinale të garës më të madhe evropiane për klube.

Ndërkaq, andaluzianët, pos fitores, mund të vazhdojnë në fazën tjetër edhe me një barazim me gola. Rezultati 0-0 e dërgon ndeshjen në vazhdime.

Jose Mourinho dhe Vincenzo Montella i ka nxjerrë në fushë formacionet e tyre më të mira.

Formacioni zyrtar i Manchester Unitedit: De Gea, Valencia, Bailly, Smalling, Young, Matic, Fellaini, Lingard, Sanchez, Rashford, Lukaku.

Formacioni zyrtar i Sevillas: Sergio Rico, Kjaer, Lenglet, Banega, Correa, Nzonzi, Sarabia, Escudero, Muriel, Vazquez, Mercado.

/Telegrafi/