Site icon Telegrafi

Formacionet zyrtare: United – Tottenham, Mourinho rikthehet për herë të parë në Old Trafford që nga shkarkimi

Përballja kryesore e javës së 15-të në Ligën Premier do të jetë ajo në mes të Manchester Unitedit dhe Tottenham Hotspurit.

Derbi që fillon në ora 20:30 do të zhvillohet në stadiumin ‘Old Trafford’, e që kjo do të thotë edhe rikthimin e Jose Mourinhos për herë të parë aty, që nga shkarkimi që iu bë para një viti.

Portugezi e zëvendësoi Mauricio Pochettinon e shkarkuar te Spurs, ndërsa sonte do të përballet me ish-skuadrën e tij.

Në këtë takim, Ole Gunnar Solskjaer do të jetë pa lojtarët si, Eric Bailly, Diego Dalot, Scott MsTominay dhe Marcos Rojo që janë të lënduar.

Në anën tjetër, Mourinho nuk do të mund të llogaris në Ben Davies, Erik Lamela, Hugo Lloris dhe Mochel Vorm, që janë po ashtu të lënduar.

Unitedi aktualisht është në vendin e dhjetë me 18 pikë, derisa Tottenhami është në të gjashtin me dy më shumë.

Formacioni startues i Manchester United: De Gea, Wan-Bissaka, lindelof, Maguire, Young, McTominay, Fred, James, Lingard, Rashford, Greenwood.

Formacioni startues i Tottenhamit:  Gazzaniga, Aurier, Alderweireld, Sanchez, Vertonghen, Winks, Sissoko, Dele, Son, Lucas, Kane (C). /Telegrafi/

Exit mobile version