Telegrafi

Formacionet zyrtare: United dhe Tottenham në kryendeshjen e kësaj xhiroje

Manchester United dhe Tottenham Hotspur zhvillojnë në Old Trafford ndeshjen kryesore të xhiros së 12-të në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq pozicionohen në vend të pestë në renditjen tabelare me 16 pikë të arkëtuara nga nëntë përballje të zhvilluara.

Spursat, nga ana tjetër, janë të tretët në tabelë me 23 pikë të grumbulluara në 10 ndeshje të zhvilluara.

Strategët Erik ten Hag dhe Antonio Conte i kanë caktuar taktikat e tyre dhe i kanë zgjedhur formacionet që do të angazhohen nga fillimi.


Formacioni startues i Manchester Unitedit: De Gea, Dalot, Varane, Martinez, Shaw, Casemiro, McTominay, Antony, Fernandes, Sancho, Rashford.

Formacioni startues i Tottenham Hotspurit: Lloris; Romero, Dier, Davies, Doherty; Hojbjerg, Bentancur, Bissouma; Perisic, Son, Kane.


/Telegrafi/