Telegrafi

Formacionet zyrtare: United dhe City startojnë me më të mirët

Manchester United është nikoqir i Manchester Cityt për derbin që luhet në kuadër të javës së 11-të në Ligën Premier.

Dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që luhet në stadiumin “Old Trafford” nga ora 13:30.

Për këtë sfidë, Djajt e Kuq do të jenë pa Raphael Varanen e lënduar dhe Paul Pogba që është i suspenduar.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në anën tjetër, edhe City ka dy mungesa si Aymeric Laporte i suspenduar dhe Ferran Torres i lënduar.

Formacionet zyrtare

Manchester United: De Gea, Lindelof, Bailly, Maguire, Ronaldo, Grenwood, Fred, Wan-Bissaka, McTominay, Shaw, Fernandes.

Manchester City: Ederson, Walker, Dias, Stones, Cancelo, Rodrigo, Gundogan (C), Bernardo, De Bruyne, Jesus, Foden. /Telegrafi/