Site icon Telegrafi

Formacionet zyrtare: Union Berlin – Bayern Munich

Bayern Munich më në fund do të rikthehet të luajë futboll, derisa do të jetë mysafir i Union Berlinit në kuadër të javës së 26-të në Bundesliga.

Futbolli në Gjermani ishte ndërprerë shkaku i coronavirusit nga mesi i muajit mars, mirëpo nga e shtuna (16 maj) ndeshjet kanë filluar të zhvillohen mbrapa dyerve të mbyllura.

Bavarezët dhe Union Berlini i kan publikuar formacionet zyrtare për takimin që fillon në ora 18:00.

Berlini në këtë takim do të jetë pa lojtarët si, Becker që është i lënduar, derisa Marcos Friderich është i suspenduar me karton të kuq nga muaji mars.

Në anën tjetër, Bayerni nuk mund të llogarisë në lojtarët si, Philippe Coutinho, Niklas Sule dhe Corentin Tolisso, që janë po ashtu të lënduar.

Formacioni shartues i Uninon Berlinit: Gikieëicz; Hübner, Schlotterbeck, Subotic, Trimmel; Andrich, Gentner, Lenz; Ingvartsen, Bülter, Andersson

Formacioni shartues i Bayern Munichut: Neuer; Pavard, Boateng, Alaba, Davies; Kimmich, Thiago; Gnabry, Müller, Coman; Lewandowski. /Telegrafi/

Exit mobile version