Turqia dhe Franca kanë publikuar formacionet zyrtare për përballjen në xhiron e tretë kualifikuese për ‘Euro 2020’.
Kombëtarja turke dhe ajo franceze do të përballen në kuadër të Grupit H, ndërsa takimi fillon në ora 20: 45 në ‘Konya Buyuksehir Belediye Stadium’.
Drejtësinë në ndeshjen në mes të Turqisë dhe Francës do ta ndajë gjyqtari slloven, Damir Skomina, gjersa të dy kombëtaret kanë nga gjashtë pikë.
Turqit dhe francezët nuk kanë pësuar humbje deri më tani, ndërsa përballja e sotme në mes tyre do të përcaktojë edhe liderin e grupit.
Formacioni startues i Turqisë: Gunok – Çelik, Ayhan, Demiral, Kaldirim – Kahveci, Tekdemir, Tokoz – Under, Yilmaz, Karaman.
Formacioni startues i Francës: Hugo Lloris, Benjamin Paward, Raphael Varane, Samuel Umtiti, Lucas Digne, Moussa Sissoko, Paul Pogba, Kylian Mbappe, Antoine Griezmann, Blaise Matuidi, Olivier Giroud.
La composition de l'Equipe de France pour affronter la Turquie ! #TURFRA #FiersdetreBleus pic.twitter.com/s1CXCJgTHZ
— Equipe de France ⭐⭐ (@equipedefrance) June 8, 2019
/Telegrafi/