Telegrafi

Formacionet zyrtare, Trepça ’89 – Vikinguri

Trepça ’89  nuk ka bërë edhe aq ndryshime nga ndeshja e parë ku u përballë me Vikingurin.

Kampionët e Kosovës kanë bërë disa ndryshime të domosdoshme shkaku i lëndimeve dhe në mënyrën e lojës  pasi duhet ta kthejnë rezultatin nga ndeshja e parë (2-1).

Në portë është Enis Manxholli, ndërsa në mbrojtje luajnë Potoku, Islami, Ilir Izamku dhe Ylber Maloku.

Mesfusha do të jetë e përbërë nga Argjend Mustafa dhe Rron Broja.

Më të avancuar janë Fiton Hajdari, Kushtrim Lushtaku dhe Florent Hasani.

Në sulm i vetëm është Blerand Kurtishaj që do ta zë vendin e John John, ndërsa në bank ka mbetur edhe kapiteni Shpëtim Idrizi. /Telegrafi/