Tottenham Hotspur dhe Sunderland kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare.
Skuadrat angleze do të ndeshet sot mes vete në duelin e xhiros së katër të Ligës premier.
Trajneri Mauricio Pochettino i ka besuar formacionit më të mirë të tij për këtë takim, teksa edhe në anën tjetër David Moyes gjithashtu ka vendosur të hyjë me formacionin më të mirë, të tij.
Pjesë e formacionit të Moyes është edhe kësaj radhe, mesfushori kosovar, Adnan Januzaj, i cili prej huazimit të tij nga United është bërë pjesë e rëndësishme e Sunderlandit. /Telegrafi/
Tottenham: Lloris; Walker, Alderweireld, Dier, Vertonghen; Dembele, Wanyama; Sissoko, Alli, Son; Kane.
Sunderland: Pickford; Manquillo, Djilobodji, Kone, van Aanholt, Cattermole, Kirchhoff; Ndong, Pienaar, Januzaj; Defoe.