Brazili dhe Peruja i kanë publikuar formacionet zyrtare për finalen e Kupës së Amerikës.
‘Selecao’ e eliminuan Argjentinën në gjysmëfinale, derisa Peru e mposhti Kilin, për ta siguruar kështu finalen e garës më të madhe në Amerikën Latine.
Ndeshja me fillim në ora 22:00, do të zhvillohet në stadiumin Maracana në Rio de Janeiro, ndërsa drejtësinë do ta ndajë Tobar Vargas.
Brazili në këtë përballje do të jetë pa Neymarin që pësoi lëndim para se të fillonte kompeticioni, derisa Peru do t’i ketë të gjithë lojtarët në dispozicion.
Formacioni startuese i Brazilit: Alisson, Alves, Marquinhos, Silva, Alex Sandro, Casemiro, Arthur, Jesus, Coutinho, Everton, Firmino.
Formacioni startues i Perusë: Gallese, Advincula, Zambrano, Abram, Trauco, Tapia, Yotun, Carrillo, Cueva, Flores, Guerrero. /Telegrafi/
Este es nuestro once para disputar la gran final de la @CopaAmerica ante @CBF_Futebol. ¡Unidos por la gloria! 🙌⚽️#ArribaPerú 💪 pic.twitter.com/jabO1Iya9r
— La Bicolor (@SeleccionPeru) July 7, 2019