Telegrafi

Formacionet zyrtare të derbit në Serie A: Roma – Lazio

Roma dhe Lazio do të zhvillojnë derbin që është programuar në kuadër të javës së 30-të në Serie A.

Ndeshja që fillon në ora 18:00, do të luhet në stadiumin “Olimpico”, me dy skuadrat që kërkojnë garojnë për një vend në garat evropiane.

Për këtë ndeshje, Giallorossët do të jenë pa Lorenzo Pellegrinin që ka coronavirus, ndërsa Leonardo Spinazzola vazhdon të jetë i lënduar.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në anën tjetër, Lazio nuk mund të llogarisë vetëm në Mattia Zaccagnin, që ka mbushur numrin e kartonëve të verdhë.

Formacionet startuese

Roma: Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Cristante, Sergio Oliveira, Zalewski; Pellegrini, Mkhitaryan; Abraham.

Lazio: Strakosha; Hysaj, Luiz Felipe, Acerbi, Marusic; Milinkovic-Savic, Leiva, Luis Alberto; Felipe Anderson, Immobile, Pedro. /Telegrafi/