Telegrafi

Formacionet zyrtare të derbit në Ligue 1: Lyon – PSG

Lyoni dhe Paris Saint-Germain do të takohen në derbin që luhet në kuadër të javës së 30-të në Ligue 1.

Të dyja skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që fillon në ora 21:00 në stadiumin Parc Olympique Lyonnais.

Lyoni nuk do të mund të llogarisë vetëm në Houssem Aouar që është i lënduar.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në anën tjetër, PSG do të jetë pa Juan Bernat, Mauro Icardin, Timo Kherer dhe Pablo Sarabia, që janë të lënduar.

Formacioni startues i Lyonit: Lopes – De Sciglio, Marcelo, Denayer, Cornet – Mendes, Paquetá, Caqueret – Kadewere, Memphis, Toko-Ekambi.

Formacioni startues i PSG-së: Keylor Navas; Florenzi, Marquinhos, Kimpembe, Diallo; Gueye, Danilo; Di María, Verratti, Mbappé; Kean. /Telegrafi/