Site icon Telegrafi

Formacionet zyrtare: Superkupa e Gjermanisë, Dortmund – Bayern Munich

Dy skuadrat më të mëdha gjermane kanë publikuar formacionet zyrtare.

Borussia Dortmund dhe Bayern Munich do të takohen sonte prej orës 20:30, për të zhvilluar ndeshjen e vlefshme për Superkupën e Gjermanisë.

Në këtë takim, dy skuadrat më të mëdha gjermane vinë pas ndeshjeve të mira para-sezonale, ku treguan formë të lartë.

Bayerni në këtë ndeshje vjen me trajner të ri, pasi është Carlo Ancelotti që ka zëvendësuar të larguarin Pep Guardiola.

Ndryshe, gjiganti bavarez në sezonin e fundit i fitoi dy trofetë, Ligën dhe Kupën, por Dortmundi luan në Superkupë, pasi ishte finalist i Kupës . /Telegrafi/

Dortmund: Burki; Passlack, Sokratis, Bartra, Schmelzer; Castro, Rode; Dembele, Kagawa, Ramos; Aubameyang.

Bayern Munich: Neuer; Lahm, Hummels, Martinez, Alaba; Thiago, Xabi Alonso, Vidal; Ribery, Muller, Lewandowski.

Exit mobile version