Suedia është nikoqire e Spanjës për ndeshjen e tetë të fazës kualifikuese për Kampionatin Evropian, ‘Euro 2020’.
La Roja i ka regjistruar gjashtë fitore dhe një barazim në Grupin F dhe është në krye të tabelës me 19 pikë.
Suedezët qëndrojnë në vend të dytë me 14 pikë, nga katër fitore, dy barazime dhe një humbje.
Trajnerët Janne Andersson dhe Robert Moreno i kanë përgatitur formacionet e tyre për këtë përballje.
Formacioni startues i Suedisë: Olsen, Lustig, Lindelof, Granqvist, Bengtsson, S. Larsson, Ekdal, Berg, Forsberg, Olsson, Quaison.
Formacioni startues i Spanjës: De Gea, Carvajal, Albiol, Inigo Martinez, Ceballos, Gerard Moreno, Thiago Alcantara, Bernat, Rodri, Fabian Ruiz, Oyarzabal.
/Telegrafi/