Suedia dhe Ukraina do të përballen në kuadër të 1/8 në Euro 2020, që është edhe ndeshja e fundit e kësaj faze.
Këto dy kombëtare janë përballur gjithsej katër herë në Kampionatin Evropian ku prej tyre, dy herë ka fituar Ukraina, një herë kanë barazuar skuadrat dhe një fitore i takon Suedisë.
Suedia u ka besuar emrave si Dejan Kulusevski, Emil Forsberg dhe Isak.
Në anën tjetër nga minuta e parë te Ukraina luajnë Yarmolenko, Yaremchuk e Shaparenko.
Suedia: Olsen, Lustig, Lindelof, Augustinsson, Larsson, Ekdal, Forsberg, Isak, Olsson, Kulusevski, Danielson.
Ukraina: Byschan, Kryvstov, Zabarnyi, Karavaev, Matviyenko, Stepanenko, Zinchenko, Sydrochuk, Yarmolenko, Yaremchuk, Shaparenko.
Futbollistët që rrezikojnë të suspendohen në ndeshjen e ardhshme në rast të ndëshkimit janë, për Suedinë: Danielson, Lustig, Olsson dhe për Ukrainën: Shaparenko, Sydorchuk.
/Telegrafi/