Telegrafi

Formacionet zyrtare, Suedi– Poloni: Trajnerët me 11-shet më të mira në fushë

Suedia do të luajë ndaj Polonisë në kuadër të xhiros së fundit të fazës së grupeve në Euro 2020.

Suedezët kanë katër pikë dhe duken të kualifikuar, ndërsa Polonia ka vetëm një pikë në dy ndeshjet e para.

Suedia luan nga minuta e parë me Alexander Isak dhe Emil Forsberg në fazën e avancuar.

Në anën tjetër Polonia sulmin ia ka besuar Robert Lewandowskit.

Ndeshja fillon në ora 18:00.


Suedia: Olsen; Lustig, Lindelof, Danielson, Augustinsson; Larsson, Ekdal, Olsson, Forsberg; Isak, Quaison.

Polonia: Szczesny; Bereszynski, Bednarek, Glik; Jozwiak, Klich, Krychowiak, Zielinski, Puchacz; Lewandowski, Swiderski.


/Telegrafi/

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >

Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >