Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes kthyes ndërmjet St Joseph’s nga Gjibraltari dhe FC Prishtinës.
Trajneri i kryeqytetasve Mirel Josa ka vendosur për një formacion me një ‘9’ false, pasi sulmuesi i vetëm në dispozicion Basid Khalid do të jetë në bankë.
Në atë detyrë pritet të jetë njëri nga Gauthier Mankenda ose Kreshnik Uka. Nga minuta e parë do të luajë Lorik Boshnjaku.
Në portë është i zakonshmi Visar Bekaj, ndërkohë mbrojtjen e formojnë Thaçi, Bekteshi, Dallku dhe Bashiru.
Në mesfushë do të luajë Miftaraj dhe Ahmeti, ndërsa më i avancuar, ose në krahë do të jetë Endrit Krasniqi.
Meriton Korenica do të jetë në bankë edhe në këtë ndeshje. /Telegrafi/