Telegrafi

Formacionet zyrtare, Sporting – Manchester City

Sporting Lisbona do të jetë nikoqir i Manchester Cityt në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.

Portugezët gjenden në këtë fazë për herë të parë që nga viti 2009.

Në anën tjetër Manchester City vjen si lider i grupit dhe shihet si një nga favoritët për të triumfuar në fund.

Trajneri i Sporting, Amorim Ruben, për këtë ndeshje ka zgjedhur emra si Sarabia, Paulinho e Pedro Gonçalves.

Pep Guardiola në anën tjetër i ka besuar treshes sulmuese Mahrez, Foden e Sterling.


Sporting: Adan; Inácio, Coates, Esgaio; Pedro Porro, João Palhinha, Matheus Nunes, Matheus Reis; Sarabia, Paulinho, Pedro Gonçalves.

Man City: Ederson; Stones, Rúben Dias, Laporte, Cancelo; De Bruyne, Rodri, Bernardo Silva; Mahrez, Foden, Sterling.


/Telegrafi/